Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,46% në raport me vendimin e datës 2.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,497 %, te nafta për 1,882 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,473 % dhete mazuti për 1,095% .
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i Мazutit М-1 SU nuk ndryshon.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë/l, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 denarë/litër.

Nga data 4.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,640 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,105%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share