Meloni padit Roberto Saviano për mbytjen e emigrantëve

Gazetari i antimafias do të paraqitet në gjykatë në Rome për komentet e bëra ne lidhje me politikën që po ndiqet për refugjatët

Kryeministrja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni ka paditur një nga gazetarët më të njohur në botë, aktivistin antimafia dhe të të drejtave të njeriut Roberto Saviano, për shpifje kriminale, lidhur me komentet që ai bëri në lidhje me politikën e saj ndaj emigrantëve që mbyten në Mesdhe.

Kjo është hera e dytë në më pak se katër vjet që ministra të lartë të qeverisë kanë vënë në shënjestër Saviano-n. Më herët gazetari është marrë në mbrojtje pasi Camorra napolitane lëshoi ​​​​një kërcënim me vdekje pas botimit të librit të tij Gomorrah në 2006.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Saviano u akuzua për shpifje nga ministri i atëhershëm i brendshëm Matteo Salvini në vitin 2019 dhe tani do të thirret në gjykatë në Romë të martën për t’iu përgjigjur akuzave të Melonit. Saviano u shfaq në programin televiziv italian, Piazzapulita pasi një foshnjë gjashtë-muajshe nga Guinea u mbyt në Mesdhe në Nëntor 2020. Foshnja ishte një nga 111 emigrantët e shpëtuar nga një anije e quajtur Open Arms, por humbi jetën para se mund të dërgohej në Maltë për ndihmë mjekësore.

Rasti u bë i njohur në Itali pasi gazeta katolike romane Avvenire shfaqi një video të nënës së foshnjës duke qarë: “Ku është foshnja ime? Unë kam humbur fëmijën tim,” dhe publikoi një editorial të ashpër për paaftësinë e shtetit për të ndihmuar emigrantët në det.

Në program, Saviano shënjestroi Melonin, kreun e partisë neofashiste Vëllezërit e Italisë dhe Salvinin, kreun e partisë së krahut të djathtë të Ligës së Veriut. Meloni, në atë kohë lidere e opozitës, lëshoi ​​dekretin e saj për shpifje në Nëntor të vitit të kaluar. Në Itali ajo mbart sipas këtij neni një dënim me burg deri në tre vjet.

Meloni u bë kryeministre e Italisë muajin e kaluar pasi koalicioni i saj fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Shumë menduan se çështja do të zhdukej, por refuzimi i fundit i anijes me emigrantë ka ngjallur shumë kritika. Saviano ka deklaruar se i frikësohet manifestimeve të së njëjtës politikë të egër që kanë pasur gjithmonë që mund të sjellë krisje të marrdhënieve me Francën dhe Gjermaninë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share