Macron: Europa të ulë varësinë nga SHBA

HERTFORD, ENGLAND – DECEMBER 04: French President Emmanuel Macron gives a press conference at the NATO summit at the Grove hotel on December 4, 2019 in Watford, England. France and the UK signed the Treaty of Dunkirk in 1947 in the aftermath of WW2 cementing a mutual alliance in the event of an attack by Germany or the Soviet Union. The Benelux countries joined the Treaty and in April 1949 expanded further to include North America and Canada followed by Portugal, Italy, Norway, Denmark and Iceland. This new military alliance became the North Atlantic Treaty Organisation (NATO). The organisation grew with Greece and Turkey becoming members and a re-armed West Germany was permitted in 1955. This encouraged the creation of the Soviet-led Warsaw Pact delineating the two sides of the Cold War. This year marks the 70th anniversary of NATO. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

“Nuk kemi pse përfshihemi në konflikt me Kinën për Tajvanin”

Një deklaratë e presidentit francez Emanuel Makron, bërë gjatë kthimit nga vizita në Kinë, se Europa duhet të ulë varësinë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të shmangë përfshirjen në konflikte me Kinën, për çështjen e Tajvanit, ka shkaktuar një vorbull reagimesh të shumta.

Spikat ndër të tjera një shkrim editorial i prestigjozes Uoll Strit Xhërnëll, që në titul shkruan se “Makron ka qëndrime të gabuara për Tajvanin dhe Ukrainën”. Kjo e përditshme thotë se Makroni po dëmton përpjekjet e Uashingtonit për të penguar Kinën të sulmojë Tajvanin dhe se po minon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Europën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Senatori republikan amerikan Marko Rubio tha se sipas logjikës së Makronit, Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen vetëm tek Tajvani dhe Europa duhet ta zgjidhë vetë krizën e Ukrainës. Disa Eurodeputetë thanë se fjalët e Makronit nuk duhet të konsiderohen si qëndrim i Bashkimit Europian.

Megjithatë, zëdhënësi për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, garantoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Uashingtonit dhe Parisit mbeten të fuqishme edhe pas këtyre komenteve.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share