Mehmetaj: Vetëvendosje e ka bërë LOLO Taravarin, plani i tyre në Maqedoni nuk po funksionon!

Analistë të ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia diskutuan mbi temën “Beteja e shqiptarëve të Maqedonisë”, duke trajtuar aktualitetin politik në vend.

Analisti Lirim Mehmetaj tha se plani 9 pikësh i OSBE-së për të cilin u përfol edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po keqpërdoret nga qeveria e Kosovës dhe opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mehmetaj tha se populli në Maqedoni nuk e pranon modelin e Vetëvendosjes me ndikime të këtij lloji.

“Kjo çka thotë Përparimi nga qeveria është rrenë. Bujari ka marrë përgjegjësi për këtë, mirëpo nuk e ka shkru ai. Ai plan që u përfol ishte shumë më herët e jo për periudhën kur po flasin këta. Mandej qeveria po thonë që Osmani është dashtë me mendu si shqiptar e me mendu si i tillë, mirëpo të qeveria Kurti, Bislimi ka pranu sygjerimet e ndërkombëtarëve. Përparimi është djali i Aziz Kryeziut ka qenë ish polic i Serbisë në Kosovë, axha i tij, Ramadani ka shërby në armatën serbe deri në prill të vitit 1999. Ky s’ka faj çka kanë bo baba e axha, ama nuk është distancu asnjëherë nga prapavija familjare që e ka. Pra ky, tash del na flet patriotizëm dhe për Ali Ahmetin… Vetëvendosje e ka bo Lolo Taravarin sepse po e shoh edhe mënyrën qysh po shprehet. Modeli i Vetëvendosjes së Maqedoni nuk funksionin, populli i Maqedonisë i ka pa këto lojëra…”, deklaroi Mehmetaj. /TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share