Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët diskutuan mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptar në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga Opozita Shqiptare.
Analisti Lirim Mehmetaj komentoi deklaratën e Taravarit I cili tha se është kandidati i vetëm shqiptar në garën presidenciale, duke anashkaluar kundërkandidatin Osmani i cili poashtu është shqiptar dhe vjen nga BDI.
Mehmetaj tha se Taravari si person eshtë europian, mirëpo po luan herë me strategjinë europiane e herë me atë nacionaliste të Vetëvendosjes.
“Taravari bie ndesh me arguementet. Kur po i konvenon, është qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili nuk ka rëndësi a është shqiptar apo maqedon sepse eshte person europian, mirëpo strategjia e Vetëvendosjes është që ky me u shit nacionalist. Tash, kur ky po harron me qenë nacionalist, po i del ky qytetari europian në pah kosmopoliti. Nganjeherë po thotë që une po e udhëheqi Komunën e Gostivarit me shqiptare e maqedon, e mandje e quan veten kandidat të vetëm shqiptar… Prandaj prodhon kështu situate komplekse, sepse bie në sy që ka mungesë platforme”. tha Mehmetaj. /TvKlan.mk