Mediat turke shfaqin momentet e shpëtimit të disa fëmijëve: “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty…”

Mediat turke shfaqin momentet e shpëtimit të disa fëmijëve

Tërmeti i rëndë që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar viktima të shumta. Imazhe tronditëse janë transmetuar në televizionet turke si ky i këtij momenti kur gazetari i Ahaber/Anews, Yuksel Akalan teksa po raportonte për tërmetin ndihmoi në evakuimin e zonës dhe asistoi një vajzë të vogël.

Puna intensive për kërkimin e trupave poshtë rrënojave vijon pa ndaluar ku edhe shumë qytetarë kanë dalë vullnetarisht për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet momenti kur shpëtohen disa fëmijë pasi ishin të bllokuar poshtë rrënojave.

E tillë edhe kjo video tjetër e transmetuar nga televizioni turk A Haber. Në këto momente ekipet e kërkim shpëtimit po nxjerrin një fëmijë të vogël nga rrënojat.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në një lagje në Adana.“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

Ndërkohë, në jugun e Turqisë është dëmtuar infrastruktura energjetike ku kanë shpëthyer tubacionet e gazit duke bërë që disa zjarre të dalin jashët kontrollit.

Klan News

https://twitter.com/ahaber/status/1622528486484111361

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share