Ronaldinho vs Roberto Carlos, 22 gola në përballjen e legjendave në Miami

Dy superkapitenë me dy superskuadra. Ronaldinho dhe Roberto Carlos organizuan një ndeshje me pjesëmarrjen e të gjithë yjeve të futbollit. Ngjarja futbollistike që tërhoqi shumë tifozë në stadium, u mbajt në Miami të shtunën mbrëma, dhe ishte një festë absolute e golave.

Legjendave braziliane iu bashkuan një mori emrash yjesh për ndeshjen spektakël të quajtur: “The Beautiful Game by R10 & RC3”, inicialet e Ronaldinho dhe Roberto Carlos.

Ekipi Ronaldinho filloi me lojtarë si Rene Higuita dhe Patrick Kluivert, plus yjet aktualë Paul Pogba, Paulo Dybala dhe Vinicius Jr.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa Skuadra Roberto Carlos filloi me Cafu, Rivaldo, Carlos Valderrama, Radamel Falcao dhe Alphonso Davies.

Serinë e golave e hapi Ronaldinho e më pas të pranishmit në stadium apo ata që e ndoqën nëpërmjet ekranit përjetuan edhe një herë emocione që vetëm lojtarë të tillë mund të shkaktojnë.

22 gola shijuan tifozët teksa skuadra e Roberto Carlos fitoi 12 – 10.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share