Media britanike: Shqipëria vend që duhet vizituar në vitin 2023

Rama: 157 mijë vizitorë anglezë këtë vit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku thotë se gazeta britanike Metro sugjeron Shqipërinë si një nga vendet që duhen vizituar në vitin 2023. Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se nga Janari deri në Nëntor të këtij viti, në vendin tonë kanë ardhur 157 mijë vizitorë anglezë. Kjo shifër sipas kryeministrit përbën 93% më shumë se një vit më parë.

“Edhe gazeta britanike Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar. Nga Janari deri në Nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93% më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Çfarë shkruan Metro për Shqipërinë

Gazeta britanike ka renditur disa vende të ndryshme e ndër to është edhe Shqipëria që duhen vizituar vitin e ardhshëm. Metro shkruan se brigjet e Shqipërisë janë njësoj si ujërat e Maldives, si dhe e konsideron një vend të përballueshëm ekonomikisht.

Metro shkruan se në Prill bileta Londër-Tiranë kushtonte 64 Paund, ndërsa një taksi për në Durrës nis nga 15 Paund. Gazeta britanike u sugjeron lexuesve të saj se një fundjavë në Shqipëri mund të kushtojë 200 Paund për person./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share