Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se gjatë mbrëmjes së kaluar (27/28.07.2022) në intervalin kohor nga ora 22:00 deri më 03:00 Ministria e Punëve të Brendshme me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 46 shoferë, prej tyre 36 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 10 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga Maqedonia, në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta
Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitar “Tabanoc”…
15.07.24 08:26
MPB: Parandalohet kontrabanda e mallrave për konsumim të gjerë në Pikë kalimin kufitar Bllacë
Mnistria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 01.06.2022 në Pikë Kalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës…
02.06.22 18:00
Arrihet marrëveshja, do të shlyhet borxhi i Transportuesve privat prej dy milionë eurove
Para pak çastesh është arritur marrëveshje mes transportuesve privat dhe qytetit të Shkupit ku janë marrë vesh se…
01.03.23 10:19