Më shumë të drejta për gratë e burgosura në “Idrizovë”

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë përgatitur ndryshimet në Rregulloren për ndarjen, klasifikimin dhe zhvendosjen e personave të dënuar në Institucionet ndëshkimore-korrektuese.
Me këto ndryshime, siç përcjell KlanM,  parashihet që personi i dënuar nga gjinia femërore, që është dënuar me dënim burg deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin e burgut deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet në përputhje me rregulloren dhe rendin shtëpiak të ShNK “Idrizovë”.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, në një konferencë për shtyp tha se në periudhën e kaluar bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, e kanë shqyrtuar mundësinë në rregulloren e mëparshme për rregullim në ShNK “Idrizovë”, me të cilën ishte kryer një padrejtësi ndaj të dënuarava të gjinisë femërore./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share