Me propozim të seleksionuesit Milevski, futbollistët Ristovski, Elmaz dhe Bardhi kandidat për sportist të vitit në RMV

Në bazë të propozimit të seleksionuesit Bllagoja Milevski. Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, i ka dërguar prpozimet e Agjencisë për Rini dhe Sport për përzgjedhjen e “Sportistëve të Vitit” që është caktuar për date 27 dhjetor .

Sipas propozimit të Bllagola Milevskit, në garë pë sportiest të vitit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022, janë futbollistët Stefan Ristovski, Elif Elmas dhe Enis Bardhi,

Në letrën drejtuar Agjencisë për Rini dhe Sport, përzgjedhësi ka dhënë shpjegime lidhur me nominimet për tre futbollistë.

1.Stefan Ristovski – Kontribut në ndeshjet e luajtura për Përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup; Kontributi në ndeshjet e play-off-it të luajtura për Botëror. Fitorja ndaj kampionit evropian Italisë dhe kualifikimi në finalen e play-off-it ndaj Portugalisë;

Kontributi me Dinamon e Zagrebit në ndeshjet e luajtura për të fituar titullin kampion në kampionatin kroat dhe kontribut në fitimin e Kupës shtetërore;

Kontributi në ndeshjet e luajtura për Dinamon e Zagrebit në UEFA Champions League dhe kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League;

2. Elif Elmas – Kontributi në ndeshjet e luajtura për Përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikueset për Botëror 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup; Kontributi në ndeshjen e play-off për Botëror 2022. Finalja e Play-off kundër Portugalisë;

Kontributi në ndeshjet e luajtura për Napolin (Itali) në UEFA Champions League dhe në fazën e grupeve të UEFA Champions League; Angazhimi ndaj fanellës së Përfaqësueses dhe gjithmonë në funksion të ekipit për ndeshjet përfaqësuese në edicionin e Ligës së Kombeve;

3. Enis Bardhi – Kontribut në ndeshjet e luajtura për Përfaqësuesen A të Maqedonisë në kualifikueset për Botëror 2022 dhe vendi i dytë i fituar në grup;

Kontributi në ndeshjet e play-off-it të luajtura për Botëror 2022. Fitorja ndaj kampionit evropian Italia dhe kualifikimi në finalen e play-off-it ndaj Portugalisë; Angazhim ndaj fanellës së Përfaqësuesen dhe gjithmonë në funksion të ekipit për ndeshjet përfaqësuese në edicionin e Ligës së Kombeve. /Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share