Probleme fizike te Spanja

Rodri e Gavi sterviten të diferencuar, mesfushori i Barcelonës ‘mungon’ ndaj Japonisë

Spanja po përgatitet maksimalisht për duelin ndaj Japonisë. Takimi i xhiros së tretë në Kupën e Botës nuk vjen në momentin e duhur për kombëtaren e teknikut, Luis Enrique, e cila shkon pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë dhe jo ne vendin e sigurt në raundin tjetër të kompeticionit.

Nën vapën e tmerrshme të Katarit dhe praninë e madhe të gazetarëve japonez, tekniku Enrique ka pasur në dispozicion 24 futbollistë, teksa u vu re mungesa e dyshes së mesit të fushës, Gavi e Rodri. Dy futbollistët e talentuar nga të cilët pritet shumë në Spanjë janë stërvitur individualisht nga pjesa tjetër e skuadrës, duke trembur jo pak stafin e tyre teknik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si lojtari i Barcelonës ashtu edhe ai i Manchester City kanë kryer stërvitje në palestër, konkretisht në biçikletë të palëvizshme për t’u rikuperuar nga problemet fizike të shfaqura në duelin kundër Gjermanisë.

Pjesa tjetër e skuadrës punoi normalisht, me Enrique që do duhet të bëj llogaritë deri në fund me formën fizike të dyshes. Gjithsesi, shanset janë që Rodri të jetë në fushë ndaj aziatikëve, teksa vendin e Gavit në mesin e fushës do ta marrë Koke. Lëvizje që nuk do jetë e vetmja për Enrique. Morata besohet se do kthehet titullarë, duke ulur në stol Asension, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon sulmuesi i Atleticos së Madridit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share