“Me projektin tonë ata bënë fushatë në zgjedhjet lokale” / Grubi: Projektin e rrugës Tetovë – Prizren e kemi bërë ne, jo Qeveria e Kosovës!

Vizita e Kurtit në Tetovë nuk ishte për të promovuar projektin e rrugës Tetovë – Prizren, por për të marrë pjesë në koncertin e grupit Elita 5. Sipas Artan Grubit, promovimi i projektit në fhsatin Vicë ka qenë tërësisht gabim sepse sipas tij, ajo rrugë nuk kalon fare në këtë pjesë.

“kjo i bie sikur të shkosh në Kumanovë e të promovosh një rrugë që ndërtohet në Strugë”, theksoi Grubi.

Grubi shtoi se projektin për rrugën Tetovë – PRizren e ka bërë Qeveria e Maqedonisë e jo ajo e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Atë rrugë në fakt e kemi bërë ne si projekt, nuk e ka bërë Qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës e kishte inekzistente rrugën Tetovë – Prizren. Erdhi tek ne, ne e propozuam në marrëveshjen ndërqeveritare në mbledhjen e përbashkët që e kishim me Qeverinë e Kosovës. E nënshkruam, ua dhamë projektin e fizibilitetit. Me atë projekt të fizibilitetit Qeveria e Kosovës bëri fushatën për zgjedhjet lokale dhe e prezantoi projektin tonë sikur ide projektuese e tyre”, tha mes tjerash Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share