“Me popullin për Europë”, Ahmeti: Kurti me deklaratën për gjuhën shqipe u reshtua krah “anti-shqiptarëve”

Me moton “Me popullin për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimin me qytetarët.

Në takimin e fundit, të zhvilluar mbrëmë, kreu i integristëve mes tjerash, foli edhe për ndërhyrjen e dëmshme të Albin Kurtit dhe për deklaratat e kryeministrit të Kosovës kundër Gjuhës Shqipe.

Sipas Ahmetit, deklarata e Kurtit ka dëmtuar rëndë shqiptarët por edhe proceset në vendin tonë.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

“Ndërhyrja e tij ishte e pa bazë. Ishte edhe poshtëruese sa që më vinte me plas kur dëgjoja anti-shqiptarët më të mëdhenjë maqedonas duke thënë, “Ja kryeministri i Kosovës thotë që, Gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV”. Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e dokumenton dhe e argumenton, Marrëveshja e Ohrit, që firmën ka hedhur, Amerika, Europa dhe NATO. Nuk bëri mirë kryeministri i Kosovës për këtë ndërhyrje dhe atë kënaqësi të madhe që ua krijoji anti-shqiptarëve këtu në RMV”, tha Ahmeti.  /tvklan.mk 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share