Me peshk të papërpunuar e ujë shiu, marinari australian dhe qeni i tij mbijetojnë 2 muaj në det

Një marinar australian ka mbijetuar 2 muaj në Oqeanin Paqësor duke pirë vetëm ujë shiu dhe ngrënë peshk të papërpunuar. Mjekët thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Marinari 51-vjeçar i quajtur Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në muajin Prill, por varka e tyra u dëmtuar nga një stuhi disa javë më vonë. Ata u shpëtuan nga një peshkarexhë këtë javë pasi një helikopter i vuri re.

Shaddock nisi udhëtimin e tij prej më shumë se 60 mijë km nga qyteti meksikan La Paz, por shpejt u bllokua pasi pajisjet elektronike të anijes dolën nga funksionimi për shkak të motit të keq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë mënyrë, marinari dhe qeni i tij humbën të gjitha lidhjet me botën në mes të Oqeanit Pasqësor, për t’u gjetur 2 muaj më vonë në brigjet e Meksikës.

“Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det. Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam kohë që jam vetëm në det, por jam shumë mirë nga gjendja shëndetësore”, tha ai.

Shaddock tha se pajisjet e peshkimit e kishin ndihmuar të mbijetonte. Ai gjithashtu arriti të shmangë djegien nga dielli duke u strehuar nën tendën e varkës së tij./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share