Me mijëra protestojnë në Izrael kundër reformës gjyqësore

Mijëra izraelitë që kundërshtojnë reformën gjyqësore të kryeministrit Benjamin Netanyahu marshuan në Jerusalem këtë të shtunë. Presioni mbi qeverinë po rritet për të hequr dorë nga ky projekt-ligj që do të kufizonte kompetencat e Gjykatës së Lartë.

Kryeministri Netanyahu thotë se projektligji, të cilin parlamenti është planifikuar ta votojë të hënën, është i nevojshëm për të balancuar pushtin ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativit.

Duke mbajtur flamuj izraelitë, një kolonë e gjatë protestuesish e u pa në autostradën kryesore për në Jerusalem duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Demonstruesit sfiduan diellin përvëlues të verës, nën tingujt e rrahjes së daulleve dhe thirrjeve antiqeveritare.

“Jam këtu për të protestuar dhe dua të mbroj demokracinë tonë. Qeveria po na vjedh demokracinë dhe njerëzit nuk e duan këtë projektligj”.

“Nuk jam optimiste se do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh, por na duhet të bëjmë diçka”.

Ndryshimet e planifikuara kanë dëmtuar ekonominë dhe kanë shqetësuar aleatin kryesor Uashingtonin, i cili i ka kërkuar Netanyahut i cili po gjykohet për akuzat për korrupsion që ai i mohon të kërkojë konsensus mbi reformat gjyqësore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share