Më 5 Gusht, fillon edicioni i shtatë turneu në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2022”

Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri,dhe më përkrahjen disa aktivistëve tjerë  nga  Debreshi, duke filluar nga data 5 gusht (e prmete), do të mbahet edicioni i shtatë me radhë turneu në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2022”.

Sipas organizatorit Qani Sulejmani për këtë turnir janë ftuar ekipe nga të gjitha vendbanimet e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.

Duke pasur para sysh karakterin dhe qëllimin e këtij manifestimi tradicional të futbollit të vogël, shpresoj se do të marrin pjesë numër i madh i ekipeve. Gjithashtu ftoj të gjithë mërgimatarët  kudo që ato janë që të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Sporti gjithmonë bashkon, afëron  dhe afirmon vlerat  tona  komëbëtare. Ejani të bëjmë spektakël për të gjithë por edhe për mërgimtarët tanë” tha ai

Si gjithmonë organizatori ka paraparë shpërblime për katër skuadrat më të mira, lojtarin, golashënuesin dhe portierin më mire, por do të shpërblehet edhe lojtari më i ri dhe më i vjetër.
Nga organizatori kuptuam se i gjithë fondi i mjeteve të grumbulluara nga ky turnir do të ndahen për tre ekipet më të mira. Turneu në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2022” do të zhvillohet sipas të gjitha rregullat e futbollit të vogël. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e specializuar  për futboll të vogël në fshatin Debresh, me fillim në orën 20:00.

 

Paraqitja e ekipeve për të qenë pjesë active e këtij turneu tradicional tanimë ka filluar dhe do të zgjatë deri më 5 gusht në orën 17:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share