Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri,dhe më përkrahjen disa aktivistëve tjerë nga Debreshi, duke filluar nga data 5 gusht (e prmete), do të mbahet edicioni i shtatë me radhë turneu në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2022”.
Sipas organizatorit Qani Sulejmani për këtë turnir janë ftuar ekipe nga të gjitha vendbanimet e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.
“Duke pasur para sysh karakterin dhe qëllimin e këtij manifestimi tradicional të futbollit të vogël, shpresoj se do të marrin pjesë numër i madh i ekipeve. Gjithashtu ftoj të gjithë mërgimatarët kudo që ato janë që të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Sporti gjithmonë bashkon, afëron dhe afirmon vlerat tona komëbëtare. Ejani të bëjmë spektakël për të gjithë por edhe për mërgimtarët tanë” tha ai
Paraqitja e ekipeve për të qenë pjesë active e këtij turneu tradicional tanimë ka filluar dhe do të zgjatë deri më 5 gusht në orën 17:00.