Hendboll: KH Çairi pësoi 26-39 nga kampionet holandeze VENLO

Sot klubi i hendbollit të vajzave Çairi, ka zhvilluar ndeshjen e parë në EHF CUP, kundër ekipit kampion të Holandës, VENLO e  cila ka përfunduar me rezultatin 26-39 (10-19) për  holandezet.

Skuadra holandeze një skuadër me përvoj të madhe në në garat europiane ka luajtur me një tempo të lartë dhe fitorja me rezultat të thellë nuk paraqet befasi duke pasur para sysh inverstimin në hendboll në Holandë.

Lojtare më efikase te Çairi ishin Nikolloska dhe Dukoska me nga 6 gola, ndërsa lojtarja më efikase  në ndeshje  ishte Lisane Krajsvajk  me  11  gola të rez;izuara.

Ndeshja kthyes zhvillohet më 30 shtator në Holandë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share