Më 4 gusht, e dielë ndeshje kontrolluese në Tetovë, takohen Shkëndija – Ferizaji

Vetëm një javë para fillimit të edicionit të 2024/2025 në Kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese kundër ekipit të Ferizajt.

Kjo ndeshje  do të jetë testi i fundit pë skuadrën kuqezi që drejtohet nga trajneri  Jeton Beqiri para fillimit të kampionatit që fillon më 11 gusht,dhe përballen në Gostivar kundër ekipit Besa të Dobërdollit.

Pra  ndeshja miqësore Shkëndija – Ferizaj do të zhvillohet të dielën më 4 gusht. te stadium vjetër të qytetit me fillim në ora 17:00. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share