Kovaçevski i kundërpërgjigjet Radevit: Negociojmë me BE-në, jo me Bullgarinë!

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE PROCES QË DUHET TË NDODH”

“Trashëgimtarët e Goce Dellçevit do t`i fusin bashkëkombasit dhe trashëgimtarët e Presidentit bullgar Rumen Radev në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”. Kështu, sic njofton KlanM, ka reaguar Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndaj deklaratës së sotme të Presidentit bullgar, I cili, kishte thënë se “Maqedonia e Veriut do të bëhet shtet demokratik kur t`i fus bashkëkombasit e Goce Dellçevit në Kushtetutë”.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë pjesë e kornizës negociuese me BE-në, për shkak se vendi negocion me BE-në e jo me Bullgarinë dhe se bëhet fjalë për një process që duhet të ndodh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Atë që ne e bëjmë, për shkak se është formuar grupi I punës, pasi të bëhen amendamentet, do të thotë se trashëgimtarët e Goce Dellçevit do t`i fusin bashkëkombasit dhe trashëgimtarët e Radevit në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkaq, Kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska, sic njofton KlanM, ka deklaruar se nesër në rend dite është miratimi i rregullores së punës që duhet të bëjë përgatitjen e tekstit për nismën për ndryshime në Kushtetutë.

“Pasi të nisim të punojmë në thelbin e problemit, pasi të nisim t`i shqyrtojmë mundësitë për draft-propozimin për nismën për ndryshimin e Kushtetutës, atëherë mund të flasim për afate. Dua t`ju siguroj se duam që sa më shpejt të përfundojë debati. Për gjithcka do të ketë transparencë” – deklaroi Margarita Caca Nikolovska, kryetare e grupit të punës.

Ndryshe, raportet Shkup-Sofje janë përkeqësuar gjatë dy viteve të kaluara, pasi Sofja nisi me bllokimin e eurointegrimeve të RMV-së në vitin 2019 për konteste historike, gjuhësore dhe identitare. Bullgaria bllokon negociatat Maqedoni e Veriut – BE, me kërkesën që Bullgarët të futen në Kushtetutë. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share