McGregor interes për Liverpool

1036819492

Ylli i arteve marciale të përziera ka kërkuar informacion pas nxjerrjes ne shtije të klubit anglez

Conor McGregor ka shfaqur interesim për të blerë Liverpool-in, pasi kompania që e zotëron Fenway Sports Group, e ka nxjerrë klubin anglez në shitje.

Me një mesazh në profilin e tij në Twitter, ylli i arteve marciale të përziera, e konfirmoi se dëshiron që të ketë në pronësi “të kuqtë”.

“Do ta doja!” Kam kërkuar informacion në lidhje me këtë, po! Sapo e mora vesh! Çfarë ndryshimi i gjërave! Çfarë klubi”, ka thënë ai.

Por deklarata e tij nuk i ka pëlqyer një pjesë të madhe të tifozëve, të cilët ia kanë kujtuar se në marsin e shkuar ai ishte i interesuar që të bënte një ofertë për të blerë Mançester Junajtidin.

Por, sportisti ka qenë gati që të bëjë edhe oferta për Chelsea dhe Celtic, një klub skocez me rrënjë irlandeze.

McGregor ka treguar se si fëmijë ka mbështetur United, megjithëse në vazhdim simpatia për Liverpulin u rrit.

Këtë ai e pranoi edhe gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes “të kuqve” Real Madrid në vitin 2022.

Por fansat e kanë kritikuar për faktin se nëse ai e ka pranuar se është një tifoz i “Djajve të kuq”, nuk mund të përpiqet më pas ta blejë Liverpulin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share