Liga e parë: Makedonija GJ.P – Sileksi hapin siparin e xhiros së shtatë (VIDEO)

ERMEDIN ADEM: DO TË JAPIM MAKSIMUMIN DHE BESOJ NË FITORE

Sipari  xhiros së shtatë në sezonin vjeshtor të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor hapet të shtunën  me ndeshjen Makedonija Gj.P – Sileksi. Katër taki9met tjera të kësaj jave  zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00.

Makedonija Gj.P që drejtohet nga trajneri Muaharem Bajrami sezonin e kaluar ishte befasia më e madhe, ndërsa në pesë ndeshjet e sezonit të ri kanë një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kapiteni Ermedin Adem tha se ekipi I tij pas ndeshjes me Shkëndijë, e ka kaluar krizën që ishte evidente në ekip dhe pritet qw kjo tw dëshmohet kundër Sileksit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Besoj që e kemi kaluarkrizënkemi punuar maksimalisht, ka kaluar pak koha, ekipin e ka freskuar shefi dhe besoj se kundër Sileksit, cili nga  lojtarët që do të luan do të japim maksimumin dhe besoj në fitore” – deklaroi Ermedin Ademi.

Nga ana tjetër Sileksi pas rikthimit në elitën e futbollit dëshmohet me rezultate  të mira ndaj aktualisht është në pozitë e dytë me tre fitore, 2 barazime dhe një humbje. Katër takimet  tjera të javës së shtatë luhen të dielën me fillim në ora n16:00, takohen: Struga Trim Lum – Skopje, Shkupi – Rabotniçki, Tikveshi – Akademia Pandev dhe Pobeda – Bregallnica. Shkëndija është e lire.   /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share