McGonigal drejt marrëveshjes me drejtësinë amerikane

Avokati i ish-agjentit të FBI-së: Klienti ka dy mundësi, të pranojë akuzën ose të shkojnë në gjyq

Ish-kreu i kundërzbulimit i Nju Jorkut Charles McGonigal, i cili është akuzuar për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se i mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare është pranë arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët federalë në Uashington, çka tregon se ai do të pranojë akuzën dhe çështja të mos shkojë në gjyq.

Ky fakt njoftohet nga një prej avokatëve të McGonigal-it. Ish-agjenti veteran i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, u akuzua në janar në dy çështje të veçanta në Nju Jork dhe në Uashington, një prej çështjeve lidhet me shërbimet e ofruara ndaj një oligarku rus nën sanksione.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas seancës gjyqësore të së premtes, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, vuri në dukje se klienti i tij ka dy zgjedhje, ose të pranojnë akuzën ose të shkojnë në gjyq. Ai shtoi se ka një “shans të mirë që çështja të zgjidhet” pa pasur nevojë të shkojnë në gjyq.

McGonigal është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat. Komentet sugjerojnë se prokurorët dhe avokatët e McGonigal mund të punojnë për një marrëveshje për pranimin e akuzës në këtë rast. Është e paqartë se si mund të arrihet një marrëveshje për pranimin e akuzës midis prokurorëve dhe McGonigal. Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly caktoi një seancë tjetër për 13 shtator.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share