Mbyllet Termocentrali Osllomej, është vetëdjegur një pjesë e qymyrit

Termocentrali Oslomej ka qenë jashtë prodhimit mbrëmjen e kaluar për shkak të një problemi me njërin prej ventilatorëve në seksionin e heqjes së hirit, i cili ka sjellë vetëndezjen e një sasie të vogël të qymyrit dhe hirit të padjegur. Kështu njoftuan nga EMV, sipas të cilëve,  zjarri në përmasa të vogla që ka ndodhur jashtë termocentralit është lokalizuar me resurse vetanake, ndërsa për arsye parandaluese është thirrur shërbimi zjarrfikës, sipas procedurave të trajtimit.

“Riparimet do të bëhen menjëherë në seksionin e ventilimit për heqjen e hirit dhe pritet që termocentrali të rikthehet në linjë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë sipas planit të prodhimit, për të cilin është siguruar një sasi e mjaftueshme qymyri të furnizuar dhe qymyr nga minierat e vetë KME Osllomej. Ndërprerja nuk do të shkaktojë mungesë të energjisë elektrike në sistem, pra konsumi do të plotësohet përmes kapaciteteve të tjera prodhuese”, thonë nga EMV./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share