Mbyllet pjesa e parë Çeki-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

Sot kemi vetëm një qëllim: Fitore. Shqipëria luan në Pragë ndeshjen e katërt në këtë fazë eliminatoresh për Euro 2024. Përballë kemi Çekinë, kryesuesen e grupit, një kundërshtar shumë i fortë. Një fitore sonte e bën më të prekshme ëndrrën e Europianit. Të gjitha emocionet e sfidës i ndiqni live në Tv Klan.


Çekia: Pavlenka (GK), Holeš, Brabec, Krejčí, Coufal, Souček (C), Král, Provod, Černý, Kuchta, Čvančara


SHQIPËRIA: Berisha (GK), Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi


ArbitërAnthony Taylor (Angli) / Asisentë: Gary Beswick & Lee Betts (Angli) / VAR: Darren England (Angli)


Stadiumi: Fortuna Arena, Pragë


 

Ndeshja minutë pas minute

Mbyllet barazim 0-0 pjesa e parë Çeki-Shqipëri. Të dyja skuadrat luftojnë shumë. Çekët nuk kanë përfituar nga disa gabime të kuqezinjve. Po ashtu, as lojtarët e kombëtares nuk kanë qenë të saktë në aksionet e tyre. Një dominim i lehtë nga çekët, por Shqipëria vijon të qëndrojë fort dhe rrezikon sapo i jepet mundësia.

45’ – 2 minuta shtesë!

45’ – Çfarë topi i Asllanit. Cikalleshi rrëzohet në zonën kundërshtare, por sulmuesi e mori topin me dorë.

43’ – Sërish moment i vështirë për shqiptarët. Dhurojnë një top që mund të ishte fatale për ne. Goditje këndi për Çekinë.

42’ – Taulant Seferi jep një top të gabuar. Përfitojnë çekët. Souçek godet portën, por mjaft mirë i vendosur Ismajli. Shpëton Shqipëria.

41’ – Harkim në zonën e kuqezinjve që merr formën e një goditje. Grushton Berisha.

38’ – Top i rrezikshëm nga çekët. Čvančara tenton me kokë, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Berisha.

32’ – Asllani shkakton faull ndaj Kuchta-s.

27’ – Çfarë humb Shqipëria. Sërish fitojnë një top në mesin e fushës. Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të godasë drejt portës pasi çekët organizohen shumë shpejt.

26’ – Asani kap në befasi mbrojtjen çeke, por Bajrami e jep topin shumë vonë. Pozicion jashtë loje.

24’ – Goditje me kokë nga Souçek. Pret Berisha.

21’ – Aksion i bukur nga çekët, por Kral e dërgon në rivënie fundore.

20’ – Lojë e barabartë mes dy ekipeve. Secila synon të mos bëjë gabime. Luftohet më së shumti në mesin e fushës.

11′ – Goditje nga jashtë zone, por i gatshëm Berisha. Vijon 0-0 sfida.

5’ – Provon Shqipëria. Mitaj synon një top për Cikalleshin, por sulmuesi është jashtë loje.

2’ – Kros nga Asllani për Seferin. Sulmuesi pretendon një shtyrje. Rivënie fundore për anglezin Taylor.

0’ – Nis sfida!

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share