Filmi “Barbie” është ndaluar në Kuvajt dhe po përballet me thirrje për ndalim në Liban. Kjo ka ardhur mes kritikave në botën arabe për vlerat sociale të filmit.
“Kuvajti veproi për të mbrojtur etikën publike”, tha agjencia shtetërore e lajmeve.
Lafi al-Subaiei, kreu i bordit të klasifikimit të filmit të Kuvajtit, tha se zakonisht bordi kërkon që të hiqen skenat e filmit që konsiderohen se shkelin kulturën e vendit të tij. Por kur ata promovojnë sjellje që shteti mendon se është e papranueshme, ato ndalohen plotësisht.
“Filmi shpall idetë dhe besimet që janë të huaja për shoqërinë kuvajtiane dhe rendin publik”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit të Kuvajtit.
Të mërkurën, ministri libanez i Kulturës, Mohammad Mortada, i kërkoi ministrisë së Brendshme që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar filmin Barbie.
“Filmi promovon homoseksualitetin dhe transseksualitetin, mbështet refuzimin e kujdestarisë së babait, minon dhe tallet rolin e nënës dhe vë në pikëpyetje domosdoshmërinë e martesës dhe të pasurit një familje”, tha ministri Mortada.
Pas thirrjes së ministrit Mortada, ministri i brendshëm libanez dhe gjykatësi i shtetit, Bassam Maëlaëi i kërkuan Komitetit të Censurës të vendit të rishikonte filmin.
Sjellim në vëmendje se filmi “Barbie” ka fituar mbi 1 miliardë Dollarë në mbarë botën brenda disa javësh nga publikimi./tvklan.al