Mbreti i ri i Danimarkës: Është një detyrë që e kam marrë me krenari, respekt dhe gëzim

Mbreti i sapo kurorëzuar i Danimarkës, Frederik X, mbajti fjalimin e tij para popullit.

Ai ka thënë se shpresë e tij është që të bëhet një mbret bashkues i së nesërmes.

“Është një detyrë që i jam afruar gjatë gjithë jetës sime. Është një detyrë që e kam marrë me krenari, respekt dhe gëzim”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fjalët e tij u pritën me brohoritje të mëdha.

Mbreti gjithashtu e përmendi edhe punën e nënës së tij dhe tha se ajo do të mbahet mend gjithmonë si një mbretëreshë “e jashtëzakonshme”.

Në fund, pati më shumë brohoritje teksa Mbretëresha Mari dhe katër fëmijët e tyre iu bashkuan Frederikut në ballkon, duke ua bërë me dorë turmës.

Ka qenë një moment historik për Danimarkën pasi vendi mirëpret një brez të ri të mbretërve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share