Mbretëresha Elizabeth nën mbikëqyrjen e mjekëve, gjendja shëndetësore e rënduar

Pallati Buckingham ka njoftuar se mbretëresha Elizabeth nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Shëndeti i saj ka shqetësuar mjaft mjekët e saj, tha Buckingham Palace në një deklaratë këtë të enjten në mëngjes.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratë.

Një burim mbretëror thotë se janë njoftuar të gjithë miqtë e afërt të mbretëreshës.

“Lartësia e tyre mbretërore Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall kanë udhëtuar për në Balmoral,” tha Buckingham Palace, duke shtuar se Princi William po shkon gjithashtu në Balmoral nga shtëpia e tij në Windsor. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share