Kryeministrja britanike pranon gabimet për politikën fiskale

Liz Truss deklaroi se familjet dhe bizneset janë prioriteti i qeverisë për t’i subevnsionuar per faturat e larta të energjisë

Kryeministrja britanike Liz Truss ka këmbëngulur se ajo do t’i udhëheqë konservatorët në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, pavarësisht se plani i saj ekonomik dështoi duke i rrezikuar asaj pozitën.

Truss kërkoi falje për gabimet, pasi kancelari i ri Jeremy Hunt hodhi poshtë pothuajse të gjitha planet e saj për uljen e taksave për të stabilizuar trazirat e tregut.

“Tani e kuptoj që kemi bërë gabime, më vjen keq për ato gabime, por mendoj se i kam rregulluar, kam emëruar një kancelar të ri, kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale dhe ajo që dua të bëj tani është të vazhdoj dhe të jap për publikun maksimunin. Shenja e një politikani të ndershëm është kur ata pranojnë gabimet e tyre”, ka thënë Liz Truss.

Intervista vjen pasi kancelari Jeremy Hunt anuloi planin e taksave dhe vendosi një çmim kufi për faturat e energjisë që do të bënte të mundur subvesionimin e familjeve dhe bizneseve. Vendimi është mirëpritur nga investitorët duke bërë që paundi të rritet pas një muaj ku arriti nivelin më të ulët rekord.

“Mesazhi im është se ne duhet të fokusohemi në mbështetjen e plotë të publikut britanik. Jemi në kohë të vështira ekonomike, jemi në kohë të vështira ndërkombëtare me luftën që po bëhet në Ukrainë. Tani është koha për t’u fokusuar në përmbushjen e detyrimeve për të siguruar subvensionim për familjet dhe bizneset pasi më përpara njerëzit paguanin për faturat e energjisë deri në 6 mijë paund, ndërsa tanimë kemi vendosur një kufi deri në 2500 paund në vit që do të mbetet në fuqi deri në prillin e ardhshëm”, ka thënë ajo.

Por disa deputetë janë shprehur se falja nga ana e kryeminsitres nuk do të zhbëjë dëmin e shkaktuar nga mini-buxheti i saj. Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të zëvendësojë Truss nëse ajo jep dorëheqjen.

Në Dhomën e Komunave disa deputetë nga Partia Konservatore i bënë thirrje asaj publikisht që të japë dorëheqjen por kancelari i financave bëri thirrje që ajo të mbetet në detyrë në këtë periudhë krize.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share