Mbrëmja e Champions në shifra

Me golin e shënuar ndaj Gallatasrajit, Kingsley Coman bëhet një nga katër futbollistët që kanë shënuar në secilin nga shtatë sezonet e Ligës së Kampioneve, që nga 2017/18 së bashku me Robert Lewandowski, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé.

Goli i Alexis Sánchez për Interin ishte i 16 në Ligën e Kampioneve për futbollistin. Ai bëhet golashënuesi më i mirë kilian në kompeticion, duke lënë pas Arturo Vidal me 15 rrjeta.

“Los Blankos”kanë fituar 3 ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të 9-të (duke përjashtuar raundin e dytë), duke arritur në gjysmëfinale të kompeticionit 5 herë.

Jude Bellingham bëhet futbollisti i dytë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon në secilën nga tre ndeshjet e tij të para për Real Madrid në kompeticion pas Christian Karembeu në 1998

Me tri rrjeta në tre sfidat e para, Brais Mendez bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Real Sociedad në kompeticionin më të rëndësishëm të kontientit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share