Para disa viteve për Kurtin brenga e vetme ishin shqiptarët e RMV-së tani për të njejtën refuzon të përgjigjet dhe nxit konfikt se a është apo nuk është gjuha shqipe gjuhë zyrtare, kështu e vlerëson deklaratën e z. Kurti analisti Arsim Zekolli.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se në RMV nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe Zekolli thotë se Kurti në disa raste ka të drejt e në disa jo. Zekolli rikujton dekalaratat e para disa viteve të Z Kurti ku thoshte se brenga e tij më e madhe janë shqiptarët në RMV- duke e pyet se çfarë ai bëri në këtë drejtim përveç se refuzon të përgjigjet dhe tani sipas Zekollit nxit një asht konflikti se a është apo nuk është gjuha shqipe gjuhë zyrtare.
“Z.Kurti është në kontradiktë më z.Kurti opozitar, njëjtë si Ali Ahmeti kontradikt me Ali Ahmetin opozitar. Gjuha shqipë është gjysmake, edhe marrëvesja me Prespën por edhe ajo me Bullgarinë, ndaj të gjitha këto janë kompromisë të kalbura që do të vazhdojnë të kalben nëse nuk arrihet qëllimi i anëtarësimit të vendit në BE”. Para disa viteve brenga e tij më e madhe janë shqiptarët në RMV- çfarë bëri aj për shqiptarët në RMV kjo është përgjigja që ai refuzon të përgjigjet e tani na fut një nashtkonflikti se a është apo nuk është gjuha shqipe gjuhë zyrtare”, deklaroi Zekolli.
Për analistin politik Arsim Zekolli mbledhja e përbashkët ndërqeveritare RMV-Kosovë nuk dallon shumë prej asaj në të kaluarën, por sipas tij, është vetëm një vauzhdimësi e saj. Megjithatë takime të tilla kanë për qëllim relaksimin e situatës që tani më sipas tij, është disi e tensionuar.
“Në parim si çdo takim politik, keto mbledhje janë gjithmonë për tu përshëndetur. Dialogjet janë më mirë se monologu, ndaj edhe ky takim nuk dalloi shumë edhe nga takimet e të kaluarës, besoj që keto takime duhet të vazhdohen. Keto takime kanë vetëm një qëllim kryesor, që të relaksojnë situatat që janë disi të tensionuara”, u shpreh Zekolli.
Ndërkaq, sa i përket rolit të kaoalicionit Vlen në qeveri Zekolli tha se VLEN është një e keqe e nevojshme ndërsa BDI sipas tij, duhet të reformohet. Për Zekollin koalicioni VLEN tashmë ka humbur gjysmën e votave të 8 majit, sepse premtuan ndryshim mirëpo po e vazhdojnë politikën e njejtë si BDI-ja.
“VLEN është një e keqe e nevojshme. Ali Ahmeti kishte kohë të bëj reformimin e partisë, mirëpo ai reformimin e bëri në mënyrë të keqe, me komandantë të lodhur. Ai reformism u bë me makiazh që realisht nuk kapi më vend në BDI. Ali Ahmeti duhet të selektojë njerëzit në BDI. Përfaqësimi I shqiptarëve në këtë qeveri mbetet vazhdimësi si në të kaluarë. VLEN mendoj që gjysmën e votave të 8 majit i ka të humbura tashmë, sepse po e vazhdojnë të njejtën politikë si BDI-ja, është i njejti skenar”, tha ai.
Këto politika dëshpëruese për shqiptarët sipas Zekollit do të bëjnë që shqiptarët të orientohen drejt nje partie tjetër që s’kanë bërë shumë gabime. /tvklan.mk