Aksident i rëndë në Shkup, ndërron jetë 79-vjeçarja

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme një 79-vjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë nga një aksident në rrugën “Brigada kosovaro-maqedonase”.

Aksidenti është raportuar rreth orës 09:41 mes automjetit të pasagjerëve “Opel Corsa”, të drejtuar nga N.A.(30) nga Shkupi dhe një automjeti “Volkswagen Passat” që po drejtohej nga Z.Z.(21) nga Vizbegu i Shkupit, të dy me targa të Shkupit.

Siç njofton MPB, pasagjerja në automjetin “Opel Corsa”, A.E.(79) nga Shkupi, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share