Sulmoi dhe grabiti një 80-vjeçare, arrestohet 39-vjeçarja nga Shkupi

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 39-vjeçare nga Shkupi e cila dyshohet se paraprakisht kishte sulmuar vizikisht dhe e kishte grabitur një 80-vjeçare në Çair të Shkupit.

“Me datë 06.03.2023 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çairit kanë privuar nga liria F.E.(39) nga Shkupi. Ajo dyshon se rreth orës 11:30 e ka sulmuar fizikisht V.D.(80) nga Shkupi në shtëpinë e saj në zonën e Çairit dhe i marrë para. Paratë e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronares ndërsa F.E. u ndalua në stacion të policisë”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share