Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski, para takimeve të kryesisë së partisë për rezultatin e takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, tha se ka ndryshim të qëndrimit të opozitës VMRO-DPMNE për këtë çështje dhe se është shumë pozitive që po hapet hapësira, më në fund qytetarët ta arrijnë qëllimin e dytë strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Natyrisht, ne jemi duke negociuar me Brukselin, nuk jemi duke negociuar me Bullgarinë, ne kemi një kornizë negociuese që është miratuar nga 27 anëtarë të BE-së, të paraqitur nga presidenca franceze dhe unë besoj se procesi duhet të zhvillohet në kuadër të kësaj kornize negociuese, e cila siguroi mbrojtjen e gjuhës maqedonase, mbrojti identitetin maqedonas, mbrojti kulturën maqedonase, fillimi i negociatave që fillimisht filluan më 19 korrik të vitit të kaluar. Ne kemi një detyrim që duhet ta përmbushim, që është përfshirja e pjesëve të tjera të kombeve në Preambulë dhe më pas procesi vazhdon me hapjen e kapitujve. Unë jam optimist racional, besoj në arritjen e qëllimit dhe punoj për ta arritur atë qëllim” tha Kovaçevski, përcjell Klan Macedonia.