Mbi 28 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit tragjik të 6 Shkurtit në Turqi dhe Siri vijon që të rritet. Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën të paktën 28 192 persona.

Zv/Presidenti i Turqisë tha se numri i viktimave aty ka shkuar në 24 617. Në Siri numri total i vdekjeve të konfirmuar është 3 575.

Ditët kalojnë dhe shpresat e ekipeve të kërkimit zbehen për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Megjithatë nuk kanë qenë të pakta rastet kur njerëzit janë bërë dëshmitarë të mrekullive.

Një 67-vjeçar dhe gruaja e tij u gjetën të gjallë në ditën e gjashtë pas tërmetit. Po ashtu një 16-vjeçar u shpëtua nga rrënojat e apartamentit. Në Gaziantep 132 orë pas tërmetit shpëtoi një burrë bashkë me vajzën e vogël. Ai iu lut ekipeve që të kërkojë për gruan e tij pasi besonte se ishte gjallë.

Ndërkohë pas tërmetit policia turke ka nisur arrestimet e personave përgjegjës për cilësinë e ndërtimeve. Mediat lokale turke raportuan të shtunën për 12 të arrestuar. Nga tërmeti llogaritet që të jenë dëmtuar mbi 6 mijë ndërtesa. Autoritetet pritet që të arrestojnë të tjerë persona./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share