Peshkaqeni alarmon Dubain, noton pranë dy pushuesve

Një peshkaqen është filmuar duke notuar afër bregut në Dubai pranë dy pushuesve në det.

Në pamjet e publikuara shihet një roje plazhi në plazhin Kite, i cili njofton dy personat brenda në det që të dalin nga uji.

Një nga dy personat që ndodheshin pranë peshkaqenit ishte një grua e cila priste me qetësi derisa peshkaqeni të largohej prej saj dhe më pas ajo nisi notin për në breg duke treguar qetësi të jashtëzakonshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo u mundua të mos tërhiqte vëmendjen e peshkaqenit, ndërsa një burrë tjetër në det ishte gjithashtu në gjendje të notonte përsëri në breg duke iu larguar peshkaqenit.

Pamjet e incidentit janë bërë virale në mediat sociale, duke u parë mbi shtatë milionë herë në TikTok. Shumë njerëz lavdëruan gruan për qetësinë e saj, ndërsa disa vunë në dukje se sa me fat ishte ajo. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share