Mbi 1 mln Euro drogë, autoritetet irlandeze arrestojnë shqiptarin

Policia irlandeze ka vënë në pranga një shqiptar, i cili dyshohet se është anëtar i një bande. Arrestimi i tij erdhi pasi në një makinë në Co Louth u gjet kokainë me vlerë 1.12 milionë Euro. Droga, sipas burimeve, i përket një bande në Dublinin Perëndimor me lidhje në Drogheda.

Shqiptari, i cili është rreth të 30-ve, u arrestua në vendin e ngjarjes. Ai është marrë në pyetje nga autoritetet përgjatë gjithë ditës së shtunë. Sipas mediave vendase, ai do të qëndrojë të paktën 7 ditë në paraburgim.

Mësohet se shqiptari jetonte prej shumë vitesh në Dublin. Atij i është gjetur një llogari në rrjetet sociale me një pseudonim, në të cilin postonte fjalime islamofobike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Forcat policore pritet që të dërgojnë për një analizë më të thelluar drogën e sekuestruar. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe një politikan, i cili e ka konsideruar aksionin si një goditje ndaj bandave të drogës në zonë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share