Mbappe kërkon të ikë nga PSG

Francezi  u ka kërkuar drejtuesve të largohet në Janar, por nuk do lejohet të shkojë te Real Madridi

Kilian Mbappe kërkon që të largohet nga PSG-ja në janar sepse marrëdhënia e tij me klubin francez është plotësisht e thyer.

Por ai nuk do të lejohet që të transferohet te Real Madridi, klubi që u përpoq shumë që ta merrte atë në verë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Mbappe i tha klubit parisien se ai dëshironte që të ikte në Korrik, nisur nga këmbëngulja e madhe e “galaktikëve”, që ishin gati të paguanin 200 mln Euro për kartonin e tij.

Por në fund, 23-vjeçari refuzoi ofertën e “Los Blankos” dhe zgjodhi që të rinovonte me PSG, duke e bërë futbollistin më të paguar të planetit me rreth 2.1 mln Euro në javë.

Por tensionet nga fillim sezoni kanë bindur drejtuesit që ta lënë të lirë futbollistin. Por ata ia kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë një transferim te Reali.

Interes për yllin francez ka nga Liverpuli, por rroga e tij e lartë mund të përbëjë problem për transferimin.

Vetë sulmuesi do të dëshironte një eksperiencë në Premier Ligë, por të pakta janë klubet që mund t’i lejojnë vetes të paguajnë për rrogën e tij.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share