Futboll: KF Shkëndija ka udhëtuar në Yerevan të Armenisë

Ndeshja Ararat – Shkëndija luhet të enjten në ora 17:00

Skuadra e Shkëndijës sot para dite ka udhëtuar në Yerevan të Armenisë atje ku të enjten  do të zhvilloi ndeshjen kthyese kundëra Ararat në kuadër të turit të parë kualifikues  për UEFA Konferencë Liga. Për ekipin e  Shkëndijës është kjo ndeshja  jubilare e  45-ta në garat ndërkombëtare dhe e katërta në UEFA Konferencë Liga.

Ekipi nën drejtimin e trajneri Artim Shaqiri do të ketë rast të mire që për tre ditë me radhë të zhvillon senaca stërvitore në stadiumin ku edhe do të zhvillohet ndeshja, ndërsa futbollistët do të kenë mundësi të adaptohen me klimën armene.

Të theksojmë  se në ndeshjen e parë që u zhvillua të enjten e kaluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kuqezinjt tetovar shënuan fitore  solide 2-0  me golat Adenis  Shalës dhe Valmir Nafiut.

Ndeshja  kthyese do të zhvillohet të enjten në Republican Stadium në Yerevan, me fillim në orën 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj referi nga Ukraina Olekssyiu Derevinskyi

Skuadra tetovare në rast se kualifikohet në raundin e dytë të këtij kompeticioni, do të përballen me skuadrën e FC Valmeira nga Letonia.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share