Mbappe ‘gradohet’ kapiten i Francës

Sulmuesi pason në këtë rol portierin Hugo Lloris

Kylian Mbappe shkruan një tjetër faqe në librat e historisë. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 24-vjeçari është shpërblyer në hierarkinë e kombëtares së “gjelave”, teksa do të mbajë shiritin e kapitenit në duelet e radhës.

Duke iu referuar të përditshmes sportive “L’Equipe” sulmuesi i PSG është zgjedhur për të trashëguar në këtë post, Hugo Lloris. Portieri u tërhoq nga kombëtarja pas turneut në Katar, me trajnerin Didier Deschamps që i beson shiritin të ardhmes së kombëtares franceze.

Mbappe ka luajtur në 66 ndeshje, duke luajtur një rol kyç te nënkampionët e Botës. Sulmuesi udhëhoqi skuadrën drejt titullit në Rusi 2018, ndërsa në Katar kontribuoi me 8 gola e 2 asistime, por pa arritur që t’i heq Argjentinës titullin nga duart.

Në këtë sfidë, ish-lojtari i Monakos realizoi dopietë golash gjatë kohës së rregullt, për të barazuar rekordin që mbahej nga legjenda Pele në vitin 1958. Që prej vitit 2017 kur u bashkua me kombëtaren e madhe, Mbappe ka qenë tepër rezultativ, duke shënuar 36 gola në total.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share