MIHAJLLOVSKA: FALË MASAVE, KY REZULTAT ËSHTË MË OBJEKTIV
Nota mesatare e maturës shtetërore këtë vit është më e ulët në krahasim me atë të një viti më parë, megjithatë nga Qendra Shtetërore për Provime thonë se kjo është notë shumë më reale. Sipas Biljana Mihajllovska, Drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve, rezultat e këtij viti janë më objektive për shkak të masave që u ndërmorën për realizimin e maturës shtetërore
“Konsideroj se masat që morëm për të zbatuar matyrën shtetërore na mundësuan që të kemi rezultat më objekti, I cili këtë vit është. Ndoshta në krahasim me vitet e kalauar është rezultat më i ulët, mirëpo krahasuar me atë që kemi pasur në të kaluarën si mënyrë funksionimi është notë mesatare e shkëlqyer marrë objektivisht. Kjo është notë shumë më reale e maturës shtetërore” – tha Biljana Mihajllovska, drejtoreshë e Qendrës shtetërore të provimeve.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se do të kërkojnë që vitin e ardhshme universitetet t’u lënë në dispozicion amfiteatatrët për të mbajtur maturen shtetërore, të siguruar me bllokues, që nxënësit mos mund ti përdorin telefonat.
“Do të insistoj që kalimi i Maturës Shtetërore të kryhet në amfiteatrot dhe dhomat e tjera të fakulteteve publike ku ka bllokues dhe teknologji të tjera që do të pengojnë përdorimin e mjeteve të komunikimit gjatë kalimit, sepse në shumicën e rasteve individuale dhe Kopjimi masiv bëhet përmes aplikacionit të celularëve dhe pajisjeve të tjera në të cilat janë instaluar aplikacionet e komunikimit” – tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Drejtoria Shtetërore e Provimeve zbuloi 49 nxënës që përdornin celularin gjatë zgjidhjes së testeve, ndërsa 4 nxënës u kapën duke kopjuar pasi kishin marrë paraprakisht përgjigjet e pyetjeve. Gjatë vlerësimit të testeve, vlerësuesit zbuluan 175 studentë që kopjuan testet, si dhe 22 plagjiaturë. 268 nxënës që u urdhëruan të anulojnë provimin do të mund ta marrin sërish në periudhën e provimit të gushtit. 10 809 nxënës u regjistruan për maturën shtetërore në gjuhën maqedonase,4 189 nxënës për maturen shtetërore në gjuhën shqipe dhe 315 për maturën shtetërorë në gjuhën turqisht. /tvklan.mk/