Kriza energjetike: Takimi Kovaçevski – Mickoski në qeveri

PËRBALLJA ME “DIMRIN E VËSHTIRË” NË FOKUS TË TAKIMIT

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me ekipin ekonomik të partisë do të takohen me Kryeministrin Dimitar Kovacevski ku pritet të bisedojnë për përballjen me krizën ekonomike.

Sipas paralajmërimeve takimi është caktuar për ora 16.00, kurse është konfirmuar nga Qeveria dhe VMRO-DPMNE-ja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Takimi Kovacevski – Mickoski vjen pas akuzave partiake dhe të ndërsjella lidhur me përballjen me krizën energjetike, kurse në komunikimin përmes mediave lideri I VMRO-DPMNE-së ofroi kontaktet e tij për furnizimin me mazut dhe gaz, me të cilët, sic tha, do të kursehen 300 milionë euro.

Pohimeve të këtilla Qeveria u përgjigj se opozita edhe gjatë kohës së krizës më COVID-19 ishte ftuar nga Këshilli Ekonomik, por VMRO-DPMNE-ja nuk u përgjigj pozitivisht.

Ofertat e opozitës dhe ftesat e Qeverisë, të enjten e kaluar u transferuan edhe në sallën e parlamentit në seancën për pyetje të deputetëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së e akuzuan Qeverinë për joseriozitet për shkak të kërkesës që Mickoski t`i publikojë ofertat në vend që ta ftojnë në Qeveri, derisa Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u ofrua që personalisht t`i lajmërohet Mickoskit madje nëse duhet edhe vet t`i dorëzojë ofertat në Elektranat e Maqedonisë së Veriut, por shtoi se duhet të shihet se nga cilat burime vijnë ato oferta dhe nëse janë të volitshme dhe më të mira. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share