Bekteshi: Problemi në Sllupçan është zgjidhur

Energjinë e konsumuar duhet ta paguajnë të gjithë qytetarët

Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar dhe Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë në çdo situatë ku ka nevojë, sipas kompetencave që kemi, tha ministri i Ekonomisë Bekteshi në një deklaratë për media pas ndodhive të mbrëmshme në Sllupçan ku disa fshatra mbeten pa energji elektrike.

Pas ndodhive të mbrëmshme në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës ku një grup banorësh bllokuan rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, reaguan nga EVN-ja ku thonë se arsyeja se pse mbetën pa rryme edhe disa fshatra të tjerë është nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike ku është shkaktuar një defekt i madh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ekipet e Elektrodistribuimit nuk mund ta rregullojnë defektin derisa të marrin garanci të forta se do të mundësohen kushte normale të punës. Defektet e shkaktuara nga manipulimet e paautorizuara, si në këtë rast, kërkojnë shumë kohë për t’u riparuar. Vjedhjet e rrymës në këtë fshat janë 80, kurse arkëtimi është vetëm 20 për qind”, thotë EVN.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës Erkan Arifi pas bisedës me banorët e Sllupçanit janë siguruar se nuk do të sulmojnë ekipet e EVN-së dhe se ata mund të hyjë në fshat dhe ta rregulojnë defektin.Bekteshi ju bëri thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat dhe përkujtoi se në bazë të Ligjit për Energjetikë dhe organeve kompetente janë përfshirë në ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

“Unë sot në mëngjes kam biseduar me kryetarin e Komunës së Likovës Erkan Arifi, me aq sa kamë informacioni kryetari komunës ka bërë një punë të shkëlqyter ku ka vizituar dhe biseduar me banorët e këtyre vendbanimeve dhe nëse duhet të ndihmojmë si ministri normal që do të përfshihemi jo vetëm për rastin konkret por edhe kudo që të ndodh në RMV ne jemi këtu për tu ndal nën ndihmë. Por në pjesën e pagesës së rrymës çdo qytetarë që shfrytëzon energjinë elektike ka për obligim atë ta bëj, siç ka obligim EVN ti përmirsoj shërbimet”, tha Kreshnik Bekteshi.

Përndryshe, mbrëmë vonë, banorët e fshatit Sllupçan të Likovës bllokuan hyrjen në fshat. Sipas informacioneve të publikuara mbrëmë nga një pjesë e mediave, “EVN Home” ka fikur rrymën dhe fshatin dhe kjo është arsyeja e bllokimit të rrugës./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share