Masa kursimi: RMV-ja anulon pjesëmarrjen në ”Eurosong 2023”

Radio Televizioni i Maqedonisë ka njoftuar se për shkak të krizës energjetike, vitin e ardhshëm, RMV-ja nuk do të merr pjesë në Zgjedhjen për këngën e “Eurovizionit”.

“Një vendim i këtillë është në interes të qytetarëve, duke marrë parasysh harxhimet në rritje për shkak të krizës energjetike, që përfshijnë një pjesë të madhe të buxhetit të Servisit Publik, si dhe për shkak të kotizimit të rritur për pjesëmarrje në “EUROSONG 2023”, I cili deri vitin e kaluar ishte 39.143 euro, kurse vitin e ardhshëm pritet që të jetë më I lartë. Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit të RMV-së në Liverpul, ku mbahet “EUROSONG 2023” – njoftojnë nga RTVM.

Njoftohet se RTVM-ja do ta transmetojë manifestimin, dy mbrëmjet gjysmëfinale dhe mbrëmjen finale, duke shpresuar se situate do të stabilizohet dhe RMV-ja sërish të kthehet me pjesëmarrje në EUROSONG 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share