“Marrëveshje të pistë” – Mickoski: Gruevski komunikon fshehurazi me qeverinë për ta ndarë VMRO-në

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka akuzuar paraardhësin e tij Nikolla Gruevski se është në komunikim të fshehtë me pushtetin, me qëllim të ndarjes së VMRO-DPMNE-së e për të shtyrë përpara ndryshimet kushtetuese, përcjell KlanM.

Për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese, qeveria po përgatit marrëveshje të pista, thotë Mickoski. Sipas tij, qeveria i ka premtuar Gruevskit mosndëshkim për veprat e kryera penale, ndërsa nga ana tjetër, ish kryeministri i arratisur të kthehet në vend dhe ta ndihmojë qeverinë me përkrahësit e tij, që të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

Kohët e fundit, siç përcjell KlanM, shumica qeveritare i zvogëloi dënimet dhe parashkrimin e veprave penale për të cilat akuzohet edhe Gruevski dhe autorë të tjerë.

“Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë. Qeveria beson se mund të përçajë partinë tonë. Por kjo nuk do të funksionojë. Ne bëmë gjithçka për perspektivën tonë evropiane. Por vazhdimisht na bëhen kërkesa të reja”, ka thënë mes tjerash Mickoski në një intervistë për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share