Çmimi i bukës: Dënime për 6 kompani – gjoba mbi 960.000 denarë

A DO TË “NGRIJNË” ÇMIMET E QUMËSHTIT DHE PASTAVE?!

Autoritetet njoftojnë se të shtunën më 4 Mars, Inspektorati i Tregut, ka kryer mbi 250 mbikqyrje në territorin e Maqedonisë së Veriut – raporton KlanM.

Sic thuhet në komunikatë, pjesa më e madhe e tregtarëve respektojnë Vendimet e Qeverisë, buka shitet nga 28 deri 33 denarë, kurse tregtarët me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, në përgjithësi respektojnë obligimin që ta prodhojnë dhe ta dërgojnë bukën nëpër shitore, konform vendimit të Qeverisë prej së paku 80% të prodhimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet njoftojnë se kanë regjistruar edhe shkelje të vendimit. Janë shqiptuar gjoba në vlerë mbi 960 mijë denarë, kurse nga Inspektorati i Tregut thonë se nuk do të ketë lëshime nëse shkelet vendimi.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, bëhet thirrje që të adaptohet çmimi dhe dorëzimi I bukës konform Vendimeve, në të kundërtën, sic thuhet, tregtarët do të përballen me dënime të larta që kapin vlerën nga 800 deri 10.000 euro.

Ndërkaq, në Ministrinë e Ekonomisë, për momentin po bëhen analiza për “ngrirjen” e çmimeve të pastave dhe disa prodhimeve të qumështit, respektivisht për produktet që përfshihen me vendimin për marzhë të kufizuar.

Ende nuk dihet nëse në seancën e nesërme të Qeverisë do të ketë një propozim të këtillë. Nëse kjo ndodh, njëjtë sikurse te buka, çmimet do të “ngrijnë” edhe te qumështi dhe pastat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share