26 vjet nga Epopeja e Dukagjinit

Sot bëhen 26 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.

Me këtë rast, Komuna e Deçanit ka paraparë disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë ditës.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share