Marrëveshja me “Behtel & Enka”: Nesër deputetët në koordinim tek Kryeparlamentari Xhaferi

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nesër duhet të takohet me koordinatorët e grupeve parlamentare, kurse një nga temat pritet të jetë si dhe në cilin Komision parlamentar do të prezantohet marrëveshja Qeveri – Behtel&Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, njofton KlanM.

Para disa ditëve, gjatë një brifingu me gazetarë, Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, paralajmëroi se mund të ketë marrëveshje në këtë takim koordinativ, por cështja është nëse me këtë do të pajtohet edhe VMRO-DPMNE-ja, koordinatori i të cilëve, Nikola Micevski, nuk merr pjesë në takimet.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, siç njofton KlanM, para dhjetë ditëve përmes një letre kërkuan nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski që t`ua dorëzojë marrëveshjen e klasifikuar, deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie. Në VMRO-DPMNE janë nëntë prej tyre.

Qeveria paralajmëroi se përfaqësues dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e marrëveshjes, por nga opozita reaguan se deputetët që kanë certifikatë sigurie kanë të drejtë të kenë qasje në dokumentet e cilësuara si “sekret shtetëror”./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share