Taravari preferon të hyjë në Qeveri pas zgjedhjeve

“NUK DUHET TË EKZAGJEROJMË PËR HYRJEN E QEVERISË”

Hyrja në Qeveri e Aleancës për shqiptarët është e mundshme pas zgjedhjeve. Kështu sot deklaroi kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai shtoi se prefreon që pas formimit të Qeverisë të fillojë vetingu tek të gjitha institucionet.

“Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se kjo temë duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që vijmë, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve në Qeveri, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet, faktikisht të bëhet veting në të gjitha institucionet” – tha Taravari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri më tani kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se dera në Qeveri është e hapur për koalicione dhe se kanë biseduar për inkuadrimin e ASH-së në Qeveri.  Por se nuk kanë biseduar për ndarjen e resorëve që do t’i merrte ASh-ja. Ndryshe data e kongresit të paracaktuar për më 17 dhjetor do të zhvendoset për një javë, për arsye teknike.

PËRGATITI: ARBANA QERIMI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share